article

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Home Growth 5 Efficient Rules How to Organize Your Working Place

facebook1125

Panairi i Turizmit ATM – Dubai, apo Arabian Travel Market Dubai, hap dyert më 1 maj 2023, duke festuar kështu 30 vjetorin e themelimit me pjesëmarrjen e bizneseve të nivelit më të lartë nga industria e turizmit botëror.

Kompania Prime Travel – Tour Operator do të marrë pjesë në këtë event, duke theksuar potencialin e madh turistik të Ballkanit Perëndimor. Rajoni krenohet me një bollëk thesaresh historike dhe destinacione mahnitëse bregdetare përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, të cilat potencialisht mund të tërheqin një gamë të ndryshme turistësh dhe të kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së vendit nëpërmjet fuqisë së tyre shpenzuese.

Kjo ngjarje është gjithashtu një platformë për organizatat e gastronomisë dhe hotelierisë për të shfaqur ofertat e tyre dhe Prime Travel është e privilegjuar të jetë e ftuar në një koktej mbrëmjeje të organizuar nga rrjeti i Hoteleve Hilton, ku prezantohet aktorja dhe modelja e famshme Paris Hilton.

Kjo mbrëmje do të bashkojë hotelierë, investitorë dhe ekspertë të njohur të amiacionit, duke i ofruar Prime Travel një mundësi unike për të përfaqësuar rajonin në mënyrë profesionale dhe për të fituar njohuri të vlefshme në tendencat dhe zhvillimet më të fundit në industrinë globale të turizmit.

article1

E hënë 1 Maj 2023: 11.00-18.00
E martë 2 Maj 2023: 10.00-18.00
E mërkurë 3 Maj 2023: 10.00-18.00
E enjte 4 Maj 2023: 10.00-17.00
Kush është Prime Travel?

Prime Travel është një organizatë e specializuar në organizimin e udhëtimeve, që ndjek filozofinë e tyre të quajtur #SMILE. Në emblemin e tyre, ata kanë përdorur figurën e një elefanti, e cila simbolizon pozitivitetin dhe qetësinë, dhe është një ndër kafshët më pozitive në botë. Kompania bashkëpunon me klientët e saj dhe i quajnë ato “DUMBO”, për të krijuar një ndjenjë të përshtatshme dhe të qetë në udhëtime.

Ofertat e tyre “DUMBO SPECIAL” dhe “DUMBO PRIME” janë fokusuar në zgjidhjen e çdo problemi të mundshëm përpara se klientët të nisin në udhëtim, duke përdorur këshilla të specializuara dhe teknologji për të siguruar një rrugëtim sa më të lehtë dhe të rehatshëm.

Kompania ofron një gamë të gjerë të destinacioneve turistike, si brigjet shqiptare, të cilat i përshkojnë brigjet e detit Adriatik, si dhe brigjet dhe ishujt e Kroacisë që janë të mahnitshëm në secilën stinë.

Oferta e tyre përfshin gjithashtu destinacionet popullore si Turqia, duke përfshirë Antalya, Bodrum, Qeshme, Fetiye, Alacati dhe Stamboll. si dhe destinacionet tropikale si Maldives, Seychelles, Srilanka, e Tajlanda. Përmes Prime Travel ju mund të udhëtoni edhe në vendin që çdo vit frymëzon arkitektët me kreativ botërorë si Dubai dhe Egjipti.

Me liberalizimin e vizave, ofertat e tyre do të plasojnë në treg paketa me fluturime direkte nga Shkupi në Malta të Italisë, një destinacion turistik të vogël, por të gjithashtu shumë të bukur, pothuajse i pashkelur nga turistët shqiptarë.

Kompania ofron shërbime të “Ticketing” apo biletave të udhëtimit në të gjithë botën, duke u kujdesur për pagesat dhe transferet e tyre në të gjithë vendet ku jetojnë diasporat shqiptare, duke përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, dhe vende të tjera, me një provizion prej vetëm 3 euro për transferim të pagesave.

Çka duhet të dini për ofertën “DUMBO PRIME”?

Përmes “DUMBO PRIME” do të keni shërbim të dedikuar deri në detajet më të vogla, si p.sh. “ ngjyra e tavolinës në darkën A’lacarte”

Stafi nga PRIME që ju përcjell në çdo hap të udhëtimit

Prioritet në shërbime në hotel, pije specifike në koncept: Martini, Campari, Malibu, Godon’s, Absolut, Gilbeys, Olmeca, JW Red, Chivas Regal 12, Jammeson etj

Prime Transfer të Dedikuar (komunikim me sms personalizuar)

Për më shumë informacione kontaktoni:

Email: smile@primetravelks.com
Tel: +383 43 80 70 60

article1
about

Ti e meriton një pushim PRIME!

Udhëtimet dhe pushimet janë pjesa më e bukur e rutinës së secilit, freskia që sjellin, fryma e një kulture të re, ushqimet e ndryshme, bukuritë e rralla natyrore, takimi me njerëz nga e gjithë bota, janë vetëm disa nga shumë përfitime pozitive që u ofron një udhëtim.

View Post
about

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Panairi i Turizmit ATM – Dubai, apo Arabian Travel Market Dubai, hap dyert më 1 maj 2023, duke festuar kështu 30 vjetorin e themelimit me pjesëmarrjen e bizneseve të nivelit më të lartë nga industria e turizmit botëror.

View Post
about

Prime Travel – një ëndërr e realizuar për turizëm të brendshëm dhe të jashtëm

Udhëtimet dhe pjesa e pushimeve janë periudha më e këndshme e vitit. Shpesh ndodh të flisini e të planifikoni mes vete me shoqërinë, partnerin/partneren por edhe me familjen për organizimin e një udhëtimi të paharrueshëm por ende nuk e keni gjetur tour operator-in e duhur që t’ua lehtësojë procesin.

View Post
rounded_airoplane
smile
;